Aktualitet

Ish-kryeministri italian viziton kampin e Gjadrit dhe propozon: Të kthehet në burg për shqiptarët që vuajnë dënimin në Itali!

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri italian viziton kampin e Gjadrit dhe propozon: Të kthehet

Ish-kryeministri italian viziton kampin e Gjadrit dhe propozon: Të kthehet në burg për shqiptarët që vuajnë dënimin në Itali!

Ish-kryeministri Matteo Renzi ka mbërritur sot në kampin e Gjadrit, në Lezhë. Renzi po zhvillon një vizitë në qendrën e pritjes së emigrantëve.

Politikani ka deklaruar për mediet se kjo nuk është thjesht një qendër për emigrantët, madje thotë se duhet të ishte ndërtuar në Itali.

Ai ka akuzuar Melonin, teksa thotë se kampet e Gjadrit, nuk janë gjë tjetër veçse një propagandë e kryeministres. Kjo pasi sipas tij, nuk ka pakësuar numrin e emigrantëve.

Renzi është shprehur se kampi i Gjadrit duhet të kthehet në burg për shqiptarët, të cilët vuajnë dënimin në Itali. Sipas tij,  kjo mund të mundësojë që ata të jenë më afër familjes.

Renzi: Do të ishte e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje që shqiptarët e dënuar në Itali të jenë më pranë të afërmve të tyre. Ajo që artikulohet në Itali është fake news, ndërsa ky është realiteti. Giorgia Meloni është një influencuese shumë e mirë dhe vijon të përdorë këtë narrativë që me këtë qendër. Por me këto deklarata ajo ka hapur dyert e emigrantëve. Kjo nuk ka të bëjë me krahun politik të majtë apo të djathtë.

Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve. Unë mendoj se këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat. Ky është opinion im. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh shumë të qartë, me propagandë politika ka konsensus por humbasin para dhe këto para janë të qytetarëve italianë.

Vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi,

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH