Aktualitet

Çifti nga Irlanda gjen mbi 41 mijë euro në Durrës, shumën e dorëzon në polici!

Shkruar nga Liberale

Çifti nga Irlanda gjen mbi 41 mijë euro në Durrës,

Policia njoftoi se mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u paraqit një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 mijë e 400 eurosh.

Sipas policisë, shtetasi K.S., 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K.K., kanë deklaruar se shumën prej 41.400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të një supermarketi, në lagjen nr 13 në Durrës.

Me veprimet e mëtejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH