Aktualitet

Festa e Fitër Bajramit, Komuniteti Mysliman: Do të falet në sheshin “Skënderbej”!

Shkruar nga Liberale
Festa e Fitër Bajramit, Komuniteti Mysliman: Do të falet në

Besimtarët myslimanë do të festojnë të dielën Fitër Bajramin.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka bërë me dije se të gjithë besimtarët do të mblidhen për të falur namazin në sheshin ‘Skënderbej” që në orën 06:45.

Bajrami vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Pas faljes, besimtarët shkëmbejnë vizita dhe urojnë njëri tjetrin për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 30.03.2025, në "Sheshin Skënderbej", Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 qëndrojmë në namaz. Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit.

Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH