Aktualitet

Të arrestuar për vjedhje dhe narkotikë, policia ZBULON banesën e dytë të 32-vjeçarit, ja çfarë ju sekuestrua

Shkruar nga Liberale

Të arrestuar për vjedhje dhe narkotikë, policia ZBULON

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak gjatë hetimeve për një çështje kriminale të lidhur me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve Mikelian Toma 32 vjeç dhe David Simoni 34 vjeç, të cilët u arrestuan më 26 mars 2025, kanë siguruar informacion që i ka çuar në zbardhjen e një banese të tjera të përdorur nga njëri prej të arrestuarve.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i të cilës jeton në Itali), policia gjeti armët dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe mbante shtetasi M.T. i arrestuar. Ky i fundit është akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, ndërsa tani do të përballet edhe me akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municionit”.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprimet e mëtejshme ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH