Aktualitet

Lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një lokali në kryeqytet/ Policia shpall në kërkim autorin

Shkruar nga Liberale

Lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një lokali

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.03.2025, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku plasi një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes. 47-vjeçari është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Gjithashtu janë sekuestruar veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025,  në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH