Aktualitet

EMRI/ Plagosi 29-vjeçarin në Kamëz, identifikohet autori

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Plagosi 29-vjeçarin në Kamëz, identifikohet autori

Një 29-vjeçar, Mikel Xhetani, është plagosur ditën e djeshme në Kamëz me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë pas njoftimit rreth orës 13:55 dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati Nr. 5, në bashkëpunim me Prokurorinë, autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim Emanuel Bucin, 23 vjeç, si autorin e dyshuar të plagosjes. Sipas hetimeve, Buci dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Xhetanin për motive të dobëta.

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonë me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Për këtë ngjarje vijon hetimi dhe zbardhja e plotë e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH