
Luiz Ejlli, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ka vendosur të ankimojë vendimin.
Çështja e këngëtarit tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe pritet të shqyrtohet më 29 prill.
Mësohet se në këtë dosje figuron i përfshirë edhe shtetasi Fatmir Avdurramani, i cili është dënuar me 18 muaj burg.
Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli, në cilësinë e noterit, ka falsifikuar një deklaratë noteriale, e cila u përdor nga Fatmir Avdurramani në prokurori për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të vitit 2021.
Dokumenti në fjalë rezultoi i manipuluar në përmbajtje, por mbante nënshkrimin e Ejllit.
Hetimet zbuluan se me të njëjtën datë dhe të njëjtin numër repertori e koleksioni, në regjistrin e noterit Ejlli dhe arkivën e akteve noteriale të vitit 2015, ekzistonte një deklaratë noteriale e ndryshme, me palë të tjera të përfshira