Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës. Raportohet se SPAK ka kërkuar dënimin e ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka me 4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.
Gjithashtu, Prokuroria ka lexuar pretencën dhe ka kërkuar masat e dënimit për 7 të hetuarit e tjerë me dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën në procedurat për koncensionin e inceneratorit të Tiranës. Konkretisht, SPAK ka kërkuar për:
Taulant Tushen – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Bledar Karolin – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Erjon Muratajn – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Namik Simixhiun – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Valbona Ballgjinin – 2 vite burg, 5 vite jashte funksioneve publike
Sidita Koplikun – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Jetmir Llapajn – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Në rast të gjendjes fajtor sipas kësaj kërkese të SPAK, të pandehurit do të përfitojnë ulje të dënimit në masën e 1/3 pasi Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar.
Nga ana tjetër, ata kërkojnë pushim të çështjes në hetime paraprake dhe pretendojnë se janë të pafajshëm, teksa për këtë dosje vijojnë hetimet në disa fraksione të tjera për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.