Aktualitet

Ikin ditët me diell/ Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës në vend, prezente edhe ngricat! Si do të vijojë MOTI përgjatë javës

Shkruar nga Liberale

Ikin ditët me diell/ Rikthehen reshjet  e shiut dhe dëborës

Duke filluar nga dita e nesërme, në vend do të rikthehen vranësirat, reshjet e shiut dhe dëborës që do të shoqërohen edhe me rënie të temperaturave.

Meteoroloagia Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv tha se gjatë kësaj jave moti do të jetë i paqëndrueshëm. Reshjet kryesisht do të jenë të dobëta dhe lokale. Në qarkun e Gjirokastrës reshjet priten të kenë një intensitet mesatar.

Ndërsa në zonat malore, do të ketë reshje dëbore, të cilat mund të sjellin edhe problematika sa i përket ngricave dhe lëvizjes së automjeteve.

“Reshjet e dëborës do të jenë të dobëta, nesër nisn në juglindje, ndërsa të martën dhe të mërukërën do të vijojnë në zonat veriore”, tha Gjoni.

Temperaturat do të jenë si më poshtë:

Në zonat bregdetare temperatura minimale 4 gradë, temperatuara maksimale 11 gradë;

Në zonat e ulëta temperatura minimale 2 gradë, kurse ajo maksimale 10 gradë;

Në zonat malore temperatura minimale do të jetë -4, temperatura maksimale 5 gradë.

Ditën e premte do të kemi një rritje të temperaturave minimale me 2-3 gradë.

Në fund Gjoni nënvizoi se reshjet e shiut gjatë shkurtit do të jenë më të pakta se ato që përfshinë janarin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH