Një argjendari është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pedonalen e qytetit të Korçës.
Pasi kanë thyer xhamat, autorët kanë marrë disa bizhuteri floriri në dyqanin e argjendarisë, në pronësi të shtetasit me iniciale N. F.
Ndërkohë policia po këqyr pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Korçë/ Informacion paraprak:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa bizhuteri floriri, në argjendarinë e shtetasit N. F., në pedonalen e qytetit.
Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.