Disa predha të vjetra luftarake janë zbuluar ditën e djeshme në fshatin Xibrakë.
Këto predha u gjetën gjatë punimeve në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, ku inxhinieri i firmës ndërtuese, ka njoftuar menjëherë policinë.
Kjo e fundit ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.