Krerët e shtetit morën pjesë sot në ceremoninë e Ditës së Dëshmorëve, duke nderuar dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
I pranishëm në ceremoni ishte dhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministra, si dhe deputetë.
Në emër të krerëve të shtetit u vendosën edhe kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.
Politikanët janë përulur përpara monumentit simbol të “Nënës Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve.