Aktualitet

FOTO E DITËS: Si shpjegohet ‘pushtimi’ i oborreve të universiteteve publike nga qentë e rrugës!

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Si shpjegohet ‘pushtimi’ i oborreve të

Universitetet publike shpenzojnë miliona për sigurinë. Edhe pse shpenzimet mbeten prej vitesh thuajse zero për kërkimin shkencor, ‘politika’ të tilla po japin edhe “rezultate” nga më befasueset.

Kështu siç tregohet nga pamjet e fundit, të publikuara nga Fiks Fare, Universitetin e Vlorës teksa këtë vit e braktisën masivisht studentët, madje për këtë arsye disa degë u mbyllën, ironikisht duket sikur po e frekuentojnë qentë e rrugës.

Nga politikat e gabuara që ndoqën ndër vite dhe pa mbajtur kurrë përgjegjësi me paratë e shpenzuara, universitetet publike justifikoheshin vazhdimisht me faktin që mbeteshin të frekuentuara nga studentët.

Por, tani që oborret po pushtohen nga qentë e rrugës cili do të jetë justifikimi i tyre?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH