Aktualitet

FOTO E DITËS: I jepet lamtumira e fundit Baba Hekuran Nikollarit, besimtarët i bëjnë nderimet e fundit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: I jepet lamtumira e fundit Baba Hekuran Nikollarit,

I është dhënë sot lamtumira e fundit Baba Hekuranit, kleriku bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet. 

Kështu, për ta përcjellë në banesën e fundiit dhe për të dëshmuar respektin e dashurinë për veprën e tij, u mblodhën qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, mes tyre ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiakë të qarkut Gjirokastër.

Me ndarjen e tij nga jeta, bektashizmi humbi një figurë të rëndësishme, ndërsa vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten të paharrueshme për të gjithë besimtarët. 

Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

Ai ndërroi jetë dy ditë më parë dhe ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Baba Hekuran Nikollari humbi jetën për shkaqe natyrale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH