Punimet për ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit Bashkim Ulaj në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë, është pritur me protesta ditën e sotme nga banorët e zonës.
Ata kanë dalë në protestë ku kërkojnë ndalimin e punimeve, pasi akuzojnë se biznesmeni Ulaj në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, Fatmir Shpellzaj u kanë grabitur pronat.
Por protesta është shoqëruar edhe me përplasje me policinë. Ndërkohë, në një moment gjatë tensioneve një banoe është ndjerë keq pas përplasjes me efektivët.
60 familje kërkojnë ndërprerjen e punimeve, ndërsa akuzojnë Ulajn se në bashkëpunim me Shpellzajn u kanë grabitur tokat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Ata thonë se çështjen e kanë çuar në SPAK dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në zgjidhjen e situatës së pronësisë.