Aktualitet

PROFIL/ Një 'Tirons' që komandon luftanijen amerikane USS Pearl Harbor

Shkruar nga Liberale
PROFIL/ Një 'Tirons' që komandon luftanijen amerikane USS

Shqiptari Alban Dervishi, zyrtar Ekzekutiv shqiptaro-amerikan i USS Pearl Harbor, është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025 të kësaj luftë-anije të SHBA-ve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka publikuar edhe një video të Alban Dervishit, i cili në gjuhën shqipe tregon se ka lundruar me anijet amerikane në çdo det të botës dhe ka marrë pjesë edhe në operacione ushtarake të vështira.

Ambasada e SHBA-ve shkruan në postimin e saj se Dervishi ka lindur në Tiranë dhe është me origjinë nga një familje ushtarake. Po ashtu në njoftim thuhet se Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

“Jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. Çun Petro Nini në shkollë të mesme dhe isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Nju Jork. Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marrë komandën e USS Pearl Harbor dhe është një nder. Mezi pres të kryej detyrën. Babain dhe gjyshin e kam pasur ushtarak. E kam nisur si marinar i thjeshtë. Gjatë karrierës sime kamë qenë në 7 anije të ndryshme ushtarake dhe kam lundruar në çdo det të ndryshëm të botës, duke përfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. Ekziston njëfar theksi atje dhe gjithmonë më pyesin nga e keni prejardhjen dhe e them me shumë krenari që kam shqiptar”, tha Alban Dervishi në videon e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Postimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:

Një 'Tirons' që komandon një luftanije amerikane! Njihuni me Alban Dervishin, Zyrtarin Ekzekutiv shqiptaro-amerikan të USS Pearl Harbor, i cili është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Shikoni historinë e tij të suksesit në Marinën e SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH