Kapriçot e motit konsiderohen ‘armiku kryesor’ për fermerët.
Reshje të shumta breshëri bënë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë.
Siç shihet nga fotot, qindra parcela, kryesisht ato të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht. Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.
Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.