Aktualitet

Çfarë ndodhi pas mesnate në Elbasan? Shpërthen eksplozivi pranë një banese

Shkruar nga Liberale
Çfarë ndodhi pas mesnate në Elbasan? Shpërthen eksplozivi

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit rreth orës 00:05 të datës 1 maj 2025.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.

Bëhet me dije se në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur persona të pranishëm, ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH