Aktualitet

E RËNDË/ U shtyp nga traktori, ky është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali (EMRI+FOTO)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ U shtyp nga traktori, ky është 31-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën teksa punonte në një fermë. Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Gentjan Muça, 31-vjeç.

Sipas të njëjtave burime, traktori ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur, duke zënë poshtë shqiptarin.

Urgjenca, madje një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen e kësaj dite të tmerrshme. I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë. Ai ishte një person, kujtimet e së cilit do të qëndrojnë në zemra tona. Zoti e prehtë në paqe”, tha kryebashkiaku i Gessopalena-s, Mario Zulli kur mësoi lajmin e tmerrshëm.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar do të varroset në atdhe, në Shqipëri.

E RËNDË/ U shtyp nga traktori, ky është 31-vjeçari

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH