Aktualitet

Detaje të reja nga krimi në Vlorë! Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, autori: Erdhi me dëshirë

Shkruar nga Liberale
Detaje të reja nga krimi në Vlorë! Kreu marrëdhënie

Detaje të reja janë zbuluar përsa i përketë rastit të adoleshenteve në qytetin e Vlorës të cilat janë nxitur për të përdorur lëndë narkotike dhe një prej tyre ka rënë pre e abuzimit seksual.

Ngjarja është denoncuar në polici nga e ema e vajzës e cila është abuzuar seksualisht. Ka qënë vajza e cila i ka treguar nënës së saj gabimin që ka bërë, personat që ishin të përfshirë në të dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma bashkë me vajzën kanë shkuar në polici duke denoncuar rastin

Sa i përketë mënyrës si ndodhi ngjarja mësohet se vajzat kanë shkuar në një hotel në qytetin e Vlorës me dëshirën e tyre. Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka patur komunikim me Rinald Rakipaj që ishte autori i kësaj ngjarje.

Më pas ky i fundit ka bindur vajzën e mitur që jo vetëm të shkojë në hotel me të por edhe të marrë dy shoqet e saja me vete. Të shtyrë nga kureshtja vajzat të nxitura njëkohësisht nga dy personat e përfshirë që edhe ata mes tyre janë miq kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj është ndarë nga grupi me një prej vajzave dhe ka nisur me të abuzimin seksual.

Ndërsa shoku i Rinald Rakipajt ka qëndruar duke konsumuar me dy vajzat e tjera të mitura lëndë narkotike ku konfirmohet edhe njëherë se me dy vajzat e tjera nuk ka patur abuzim seksual.

Pas denoncimit në polici efektivët kanë arrestuar 33 vjecarin i cili është marrë në pyetje. Ai në momentet e para nuk ka pranuar fajin por i gjendur përballë provave ka pohuar ngjarjen e rëndë duke e pranuar atë dhe duke treguar edhe dinamikën. Autori ka pranuar ngjarjen por është shprehur se me një prej vajzave të mitura kishte komunikim prej kohësh dhe gocat e mitura kanë shkuar vetë në hotel me dëshirë.

Sipas tij vajza ka pranuar edhe me dëshirë të kryej marrëdhënie.

Policia vijon hetimet për rastin në fjalë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH