Aktualitet

“Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Mediun, ish ministri mungoi në seancë

Shkruar nga Liberale

“Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Mediun, ish ministri mungoi

Shtyhet për në datë 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish ministrit Fatmir Mediu.

Shkak u bë mungesa e tij, i cili kishte një ftesë në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.

Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH