Aktualitet

EMRAT/ I prenë rrugën dhe dhunuan me sende të forta në 38-vjeçarin Kamëz, shpallen në kërkim dy autorët

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ I prenë rrugën dhe dhunuan me sende të forta në

Policia e Tiranës ka identifkuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes së djeshme të ndodhur në Kamëz, ku një 38-vjeçar u dhunua me sende të forta.

Sipas policisë autorë të dyshuar të ngjarjes janë shtetasit: Marjo Boja dhe Ersjon Boja,(kushërinj) të cilët shpallur në kërkim nga policia e Kamzës, për shkak se dyshohet se janë autorët e plagosjes me sende të forta të 38 vjecarit Redi Vata.

Ditën e djeshme, 24 mars, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit Redi Vata, 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.

Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH