Aktualitet

Shoqja e ftoi në shtëpi, por e futi në kurth/ 15-vjeçarja abuzohet seksualisht nga 20-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Shoqja e ftoi në shtëpi, por e futi në kurth/ 15-vjeçarja

Një 15-vjeçare e komunitetit rom ka denoncuar në polici se një 20-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa dëshirën e saj.

Mësohet se denoncimi i së miturës është konfirmuar nga ekspertiza e kryer nga mjeku.

Djali, autor i dyshuar i ngjarjes, Serxhi Arifi, 20 vjeç, u arrestua nga policia.

Sipas vajzës, ajo ka shkuar në shtëpinë e një shoqes së saj, 17 vjeçe, e cila ka thirrur 2 djem të tjerë, dhe njëri prej tyre ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në hetim në gjendje të lirë, policia ka vënë vajzën 17 vjeçe për shfrytëzim prostitucioni.

Në të njëjtin procedim, vajza tregoi para policisë se në shtëpi babai ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike, por që nuk ka lidhje me abuzimin e saj seksual. I ati po hetohet po ashtu në gjendje të lirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH