Aktualitet

E RËNDË në Vlorë/ 40-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me të miturën, e nxiti bashkë me 2 shoqe të saj të konsumojë drogë

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Vlorë/ 40-vjeçari kryen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku raportohet se një 40-vjeçar i cili është arrestuar nga policia, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 15 vjeçe. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 22 mars 2025.

Blutë e Vlorës njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike. Vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH