Aktualitet

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Ilir Konomi: Diçka e trishtueshme por Trump është zgjedhur për të bërë ndryshime

Shkruar nga Liberale

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Ilir Konomi: Diçka e

Ilir Konomi, gazetari dhe publicisti i njohur i cili është larguar tre vite më parë nga Zëri i Amerikës promovoi librat e tij më të fundit studimorë, për Fan Nolin në qytetin e Korçës, nga ku edhe foli për vendimin e qeverisë Trump mbi median shtetërore të Uashingtonit që u mbyll pak ditë më parë.

Gjatë aktivitetit promovues në universitetin e Korçës që mban emrin e personazhit të vëllimeve të tij, Ikonomi prezantoi dy veprat studimore “Fan Noli – Apostulli” dhe “Fan Noli-Rebeli”, botime të UET Press, të cilat po ashtu janë vlerësuar me çmimin “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Gazetari dhe studiuesi i njohur komentoi zhvillimet më të fundit në Uashtingon, siç është kërkesa e Presidentit Donald Trump për të mbyllur Zërin e Amerikës. Ai tha se kjo është diçka e trishtueshme por presidenti amerikan ka fituar mandatin për të bërë reforma dhe do të vazhdojë agjendën e tij.

Kjo është diçka e trishtueshme për mua por presidenti Trump ka agjendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma dhe nuk e dimë si do të përfundojë kjo çështje. Ai nuk e ka mbyllur Zërin e Amerikës sepse ka një ligj të Kongresit. Kjo çështje duhet të kalojë aty nëse ai kërkon ta mbyllë. Ai po përpiqet të bëjë reforma momentalisht në Zërin e Amerikës. Kam qenë për një kohë të gjatë, për 3 dekada tek Zëri i Amerikës. Duhet të them se Trump ka mandat nga zgjedhësit, ai është zgjedhur me 80 milion vota dhe një President që ka një mandat të tillë ka të drejtë të bëjë reforma. Tani për tani ata po bëjnë shkurtime në kuadrin e shkurtimeve të përgjithshme të administratës amerikane, për të ulur borxhin e jashtëm amerikan që është 36 trilion dollarë”, tha Konomi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH