Aktualitet

I vihet TRITOL gjatë natës lokalit në kryeqytet, informacionet e para

Shkruar nga Liberale

I vihet TRITOL gjatë natës lokalit në kryeqytet, informacionet e

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:15 në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH