Aktualitet

E RËNDË në Berat/ 37-vjeçari plagos me thikë të moshuarin

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Berat/ 37-vjeçari plagos me thikë të

Një plagosje me thikë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve 37-vjeçari A.F ka plagosur me thikë 85-vjeçarin T.B, pas një sherri për motive të dobëta.

Njoftimi:

Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  shtetasin T. B., 85 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH