Detaje të reja mësohen nga zbardhja e një 17-vjeçari në Mat. Sipas burimeve i mituri është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, plagën e ka marrë në brinjë, afër mushkërisë, ndaj është nisur edhe drejt Traumës për mjekim më të specializuar.
Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të enjteje në ambientet sportive të shkollës, ku 18 vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital.
Sipas policisë, dy të rinjtë nuk rezultojnë të përfshirë në konflikte të mëparshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.