Aktualitet

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, gjyqtarja tërhiqet nga gjykimi

Shkruar nga Liberale

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, gjyqtarja tërhiqet

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhequr nga gjykimi.

Tanimë, kërkesa e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

“Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi”-thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH