Aktualitet

DETAJE nga aksidenti në Fier/ Kamioni i preu rrugën ambulancës, ja cila është gjendja e të plagosurve në spital

Shkruar nga Liberale.al

DETAJE nga aksidenti në Fier/ Kamioni i preu rrugën ambulancës,

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në afërsi të kryqëzimit të Vajkanit, ku një kamion është përplasur me një autoambulancë në lëvizje. Si pasojë e goditjes, katër persona që ndodheshin brenda ambulancës mbetën të plagosur.

Të lënduarit janë një pacient me probleme të shëndetit mendor, babai i tij, një infermier dhe një punonjës policie që shoqëronte rastin. Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i përplasjes ka qenë ndërprerja e rrugës nga ana e kamionit.

Burime nga spitali rajonal bëjnë me dije se tre prej të plagosurve ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivi i policisë ka pësuar dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH