Aktualitet

DETAJE/ Romario Brunga u gjet dje i pajetë në makinë, pista kryesore, vetë*rasja! 25-vjeçari i martuar vetëm 7 muaj më parë

Shkruar nga Liberale

DETAJE/ Romario Brunga u gjet dje i pajetë në makinë, pista

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku 25 vjeçari Romario Brunga u gjet i pajetë brenda në një makinë në Lezhë dhe fillimisht u dyshua se është vrarë me armë zjarri.

Por sipas informacioneve bëhet me dije se vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen në fjalë. 

Ndërkohë sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Brunga kishte marrë një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur.

Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.

Janë pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë. Romario Brunga ishte martuar në gusht të 2024-s.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH