Aktualitet

Baton Haxhiu tha se 'në Shqipëri s’ka MJEKË të mirë', reagon Edvin Prifti: T’ju vijë turp! Ne kurojmë me mijëra kosovarë

Shkruar nga Liberale

Baton Haxhiu tha se 'në Shqipëri s’ka MJEKË të

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti ka reaguar sot në rrjetet e tij sociale, duke iu kundëpërgjigjur deklaratës së Baton Haxhiut mbrëmjen e djeshme në emisionin "Çim Peka live" në Syri.tv, ku foli mbi cilësinë e mjekëve në vendin tonë. 

Në një moment Haxhiu u shpreh në emision se godinat e shëndetësisë janë bërë të gjitha të reja, edhe pse cilësia e mjekëve shqiptarë sipas tij "lë për të dëshiruar."

Megjithëse deklarata e tij u kundërshtua nga analisti Armand Shkullaku,  gazetari i mëshoi iudesë së tij cilësinë e mjekësisë në Shqipëri. 

“Sa i përket infrastruktruës Shqipëria kurrë nuk ka qenë në gjendje më të mirë. Sa i përket cilësisë mjeksore calon seriozisht. Kjo është për shkak të cilësisë së arsimit. Nuk ka infrastrukturë ndoshta në ndonjë vend të ballkanit një infrastrukturë më të mirë: ndërtesa, infrastrukturë shëndetësore, paiusje të reja etj. Këtu ka një diskordancë të madhe mes cilësisë së mjekëve dhe përmbajtjes së mjeksisë. E pamjaftueshme. Ça din për shëndetësinë a bën me dit? Nuk ka mjekë që konkurrojnë në europë, e ke gabim. Hiç mos u lodh me atë punë. Cilësia e kualitetit të mjeksisë në Shqipëri e ka shifrën 1.6. Në europë e ka mbi 8. Në ballkan e ka mbi 4. Kjo është statistika. Nuk ka mjek në Shqipëri që ka punim të vetëm. Por e ka në grup. Gjeje!”- tha Baton Haxhiu.

Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i mjekut Edvin Prifti, i cili i ka kujtuar atij se: "janë këta mjekë shqiptarë të Tiranës që trajnuan me qindra mjekë kosovare në këto dekada, si dhe faktin që në Shqipëri janë trajtuar me dhjetëra mijëra paciente kosovare.

REAGIMI I PLOTË I EDVIN PRIFTIT: 

Filozofi i madh Karl Popper dikur shkruante qe:

“Injoranca e vertete nuk eshte mungesa e dijes por refuzimi per ta fituar ate”

Mu kujtua kjo shprehje teksa degjoja se si z. Baton Haxhiu deklaronte me qetesine e absurditetit te modelit Popper qe problemi i shendetesise shqiptare eshte paaftesia e mjekeve shqiptare ne nje emision ne Syri.Tv. Me siguri qe duke ditur qe z. Haxhiu perfaqeson nje rryme te caktuar besoj qe nuk flet vetem ne emrin e tij por edhe ne ate cka ai perfaqeson?! Kur i thane qe kjo s eshte e vertete, zoteria i “gjitheditur” ne fjale kerkoi emra dhe rastesisht u permend emri im. Pas disa grimasave transhumaniste, foli qe nuk ka pse te merrej me emra te pervecem kur vete e kerkoi kete. Gjithesesi jam i sigurte qe do fliste per Spak, e gjera te tjera kur te permendte emrin tim, histori e njohur e mendimit te dober!

E kam njohur z. Baton Haxhiu kur me ftoi per dreke ne nje restorant ne Tirane ne vitin 2009, per te ndihmuar nje mikun e tij maqedonas, mjek kardiolog dr. Petrovsky i cili kishte hapur nje spital privat ne Tirane, per te cilen nuk ishte e mundur qe une ta ndihmoja. Kjo ishte hera e pare dhe e fundit, por mjafton kaq qe nje njeri te mos beje grimasa kur permendet emri i tjetrit per te mos treguar mungese te thelle karakteri?!

E dyta, Mjeket Shqiptare, z. Haxhiu me te mirat dhe defektet e tyre, sigurisht ka nder ta edhe ndonje qe cfare nuk kane vjellur edhe ndaj meje, por te gjithe ata pavaresisht gjithshkaje kane trajtuar me dhjetra mijera paciente kosovare. Dhe une personalisht jua njoh meritat te gjitheve, edhe kur i dua apo kur nuk i dua! Ashtu sikurse mendoj qe njeriu i ditur fal por nuk harron! Gjithesesi ju harruat mirenjohjen?!
E tretA, jane keta mjeke shqiptare te Tiranes qe trajnuan me qindra mjeke kosovare ne keto dekada. Ju perseri harruat mirenjohjen!

Par definition: Mosmirenjohja eshte defekti me i madh i karakterit te kujtdo!

E katerta ka mjeke dhe profesore shqiptare qe kane licensat e ushtrimit te profesionit jo vetem ne Komunitetin Europian dhe Ameriken e Veriut dhe ketu nuk flas vetem per veten, ka mjeke dhe profesore shqiptare qe kane nje indeks te atille te shkences sikurse Hirsch Index qe do e kishin zili ne Evrope dhe ketu nuk fus vetem veten time, ka mjeke dhe profesore shqiptare qe kane prodhuar teknika dhe ide te reja te aprovuara ne Evrope dhe ShBA dhe ketu nuk fus vetem veten time, ka mjeke dhe profesore shqiptare qe jane nderuar me cmime shkencore dhe boterore qe ju as mund ta imagiinoni dot ashtu sikurse nuk e imagjinon ndonje mjekuc qe ju shkruan?!

Une nuk ia lejoj vetes te flas per gjera qe sjam kompetent por tek Ju ky parim eshte harruar dhe ne gjithediturine tuaj ju kujtoj te jeni pak iluminar qe te mos debatoni per shkencen, dijen, akademizmin dhe mjeksine pasi i demtoni shume padronet tuaj dhe nuk do tju falin kete dem. Merreni si nje keshille pozitive
Sigurisht qe pas kesaj e keni opsionin te me fyeni dhe te me kujtoni SPAK apo cka tjeter por une smund te qendroja ne heshtje kur fyeni pa te keq mjeket shqiptare edhe pse ata mbartin ate bukuri apo shemti qe mbart ky popull nga i cili edhe ti vjen!

Gjithshka mund te toleroja nga injoranca kur uleret per mjekesine por jo nga Ju! Mbase per Ju dhe rastin konkret vlen shprehja e Getes qe:

“Njeriu shikon ne bote ate cka mbart ne zemren e vet”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH