Aktualitet

Ambasadori britanik takohet me Altin Dumanin: Mirëpresim përpjekjet e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

Shkruar nga Liberale

Ambasadori britanik takohet me Altin Dumanin: Mirëpresim përpjekjet e

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka zhvbilluar një takim sot me Altin Dumanin, kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Dipplomati britanik, Abbott rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, shprehet Abbatt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH