Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje/ Kamioni përplaset me ambulancën, katër persona të plagosur

Shkruar nga Liberale.al

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje/ Kamioni përplaset me


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Vajkanit".

Një kamion është përplasur me një ambulancë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Dy prej të plagosurve ndodheshin në ambulancë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë dhe të emergjencës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për shkak të bllokimit të rrugës, ka pasur radhë të gjata automjetesh. Grupi hetimor është duke kryer veprimet e nevojshme për të sqaruar detajet e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH