Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një adoleshente 17-vjeçare ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesën e saj.
Vajza është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin lokal, dhe për shkak të gjendjes së saj, është transportuar menjëherë në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, duke kërkuar të kuptojë arsyet që e çuan adoleshenten të ndërmarrë këtë hap ekstrem. Grupi hetimor vazhdon veprimet për të përcaktuar detajet dhe për të siguruar informacion të plotë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase e mitur, 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesë. Ajo do të transportohet në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.