Kronikë

Tmerri i periferive të Tiranës, u vidhte grave varëset me dhunë në rrugë, bie në pranga 32-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Tmerri i periferive të Tiranës, u vidhte grave varëset me

Policia e Vorës finalizoi operacionin policor të koduar “Mekanizmi”, pas hetimeve të realizuara në lidhje me vjedhjet e varëseve të floririt me dhunë që ndodhën gjatë muajit mars 2025. Gjatë hetimeve, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sipas kallëzimeve të tre shtetaseve, të cilat raportuan se gjatë muajit mars iu ishin vjedhur varëset e floririt me dhunë, operacioni u zhvillua në Vorë dhe Kamëz. Pas veprimeve hetimore dhe operacionale, u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar për vjedhjet.

Policia ka njoftuar se po punohet për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH