Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjecarin Rinald Rakipaj, i arrestuar dy ditë më parë.
Ai akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur “si dhe për “nxitje për përdorimin e drogës”.
Ngjarja ndoshi në datën 22 mars, kur Rakipaj dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15 vjecare.
Sipas policisë, 40-vjeçari bashkë me një shtetas tjetar, kanë nxitur vajzën e mitur si dhe dy shoqet e saj që të konsumojnë kokainë, duke abuzuar më pas edhe seksualisht.