Kronikë

Vrasja e Stiven Toshkesit, 18 vite burg për autorin

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Stiven Toshkesit, 18 vite burg për autorin

Me 18 vite burg ka dënuar Gjykata e Tiranës të riun Axel Hoxhaj, i cili gjatë një konflikti fizik vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Stiven Toshkesi, ngjarje e ndodhur në prill të 2023 në kryeqytet.

Fajtor për moskallëzim krimi është cilësuar nga gjykata edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt pjesëmarrës në konfliktin fatal, që siç rezultoi nga hetimi kishte nisur për ngacmimin e një vajze.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit.

Me gjithë angazhimin e tyre, takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, është konsideruar nga gjykata si rastësor.

Vitet e fundit, ngjarjet kriminale me viktima dhe autorë të mitur dhe të rinj deri në moshën 21-vjeçare kanë shënuar rritje, teksa aktualisht ndodhen të dënuar 41 prej tyre dhe 157 të tjerë të moshave nga 14 deri në 21 vjeç janë të paraburgosur.

Krimet ku më shpesh përfshihen janë vjedhjet, shpërndarja e drogave apo drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH