Kronikë

Importuan produkte me salmonelë, në kërkim administratori i kompanisë/ Procedohen penalisht 3 inspektorë të AKU

Shkruar nga Liberale

Importuan produkte me salmonelë, në kërkim administratori i

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të  salmonelës dhe në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim e një shtetasi  50 vjeçar, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht 3 shtetas përkatësisht 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), 38 vjeç, 42 vjeçe dhe 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se administratori i kompanisë së bashku me vëllain e tij,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit  në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH