Një aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme (31 mars) në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë vendit të quajtur Kthesa e Pojanit. Në aksident janë përfshirë 7 automjete, njëra prej të cilave taksi.
Policia njofton se orës 15:00, në bypass in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.