
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Gruaja e identifikuar si Miranda Budini, ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë kërkimet për autorin e dyshuar të sulmit, i cili është larguar nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.