Kronikë

Sherr me thika në Pogradec, 36 vjeçari i plagosur dërgohet në spital

Shkruar nga Liberale

Sherr me thika në Pogradec, 36 vjeçari i plagosur dërgohet

Mësohet se pas një konflikti ka mbetur i plagosur një 36 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti nis pranë një dyqani, ku autori ka debatuar për motive të dobëta me të lënduarin ndërsa është në kërkim tashmë nga policia.

“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH