Kronikë

Plagosja e 25-vjeçarit në Kamëz, autori në arrati! DETAJE: Ja si nisi konflikti

Shkruar nga Liberale

Plagosja e 25-vjeçarit në Kamëz, autori në arrati! DETAJE:

Detaje të reja mësohen nga plagosja me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 13:55 të ditës së sotme në Kamëz. Pas një konflikit të çastit, 25-vjeçari Mikel Xhetani mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë. Mësohet se konflikti ka nisur për vendin e parkimit.

Xhetani është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për arrestimin e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH