Kronikë

Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj.

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli.
Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë, Luis Meçe foli për mediat.

Ai tha se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale. 14 vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14 vjeçari.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH