Arte

Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

Shkruar nga Liberale
Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Kosovës.

Presidentja, pas nënshkrimit të dekretit, citohet të ketë thënë se “dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”. “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Osmani.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH