Sport

Shkoi te i biri në Dubai, ndahet papritur nga jeta i ati i Firmino-s

Shkruar nga Liberale
Shkoi te i biri në Dubai, ndahet papritur nga jeta i ati i Firmino-s

Babai i Roberto Firmino-s, ish-ylli i Liverpool, vdiq pas një ataku kardiak në një udhëtim familjar.

Babai i ish-sulmuesit të Liverpool, Roberto Firmino, ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër në Dubai.

Jose Roberto Cordeiro de Oliveira kishte udhëtuar në Lindjen e Mesme për të shijuar një udhëtim familjar me Firminon dhe pjesën tjetër të familjes së tij gjatë pushimit të klubeve prej ndeshjeve ndërkombëtare.

Sipas bashkëshortes së Firminos, Larissa, Firmino Snr ndërroi jetë në gjumë më 18 nëntor pasi vuante nga “lodhja dhe kolla”.

Firmino nderoi 62-vjeçarin në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe zbuloi se babai dhe nëna e lojtarit do të transferoheshin në Arabinë Saudite këtë javë për të nisur "jetën e tyre të re" pas transferimit të verës së sulmuesit nga Liverpool te skuadra e Ligës Pro Saudite Al Ahli.

Duke i shkruar 534,000 ndjekësve në Instagram, bashkwshortja e Firmino tha: "Çfarë zbrazëtie ke lënë vjehrri im. Çfarë dhimbje është kjo? Planet tona ishin që ne të bënim udhëtimin tonë të parë familjar së bashku. Çdo vit na vizitonin prindërit, por donim një kohë cilësore, një kujtim të dashur të zgjaste përgjithmonë”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH