Kosova

Ulqin/ Shkoi në plazh me vëllain, mbytet i mituri nga Prizreni

Shkruar nga Liberale
Ulqin/ Shkoi në plazh me vëllain, mbytet i mituri nga Prizreni

Një 12-vjeçar nga Prizreni i Kosovës, sipas medieve lokale, është mbytur në plazhin e Velikës në Ulqin.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 3 gusht rreth orës 15:00, ndërsa është publikuar vetëm ditën e sotme nga mediat e Malit të Zi.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat.

Rasti është vënë në dijeni të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.

Autopsia provoi se vdekja i ishte shkaktuar nga mbytja.

Sipas Vijesti, djali ka shkuar në plazh me vëllain, por ai nuk e ka vënë re se po mbytej.

12 vjeçari është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur me vonesë se fëmija po mbytej, por pavarësisht ndërhyrjes dhe mbërritjes së ekipeve të emergjencës, ata nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH