Aktualitet

Shkarkimi i Hajdarit, Murrizi: S’u u bë qameti, ka dhe 4 komisione

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Hajdarit, Murrizi: S’u u bë qameti, ka dhe 4 komisione

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvend, Myslym Murrizi ka folur për shkarkimin e Rudina Hajdarit dhe përplasjet politike brenda grupit parlamentar të PD-së. Murrizi ka thënë se Hajdari u zëvendësua dhe se ky grup është rebel, që u duk nga fakti se shkelën vendimin e Këshillit Kombëtar.

“Shoh që skupet mediatike janë më të mëdha nga ç’është ai vendim i atij grupi prej 9 deputetësh. Shkarkimi është një term bolshevik. Është një zëvendësim. Grup rebel është ai, përderisa shkelën vendimin e këshillit kombëtar të PD, nuk besoj se pyesin dhe aty brenda kur iu mbushet mendja. Pati një tentativë edhe më përpara e cila u frenua. Nuk besoj që për aq pak njerëz sa jemi dhe për aq pak kohë sa jemi aty, të mendojmë se jemi të pazëvendësueshëm nga ato karrige formale që kemi. Shoh që qenka bërë lajm i madh nëpër të gjitha mediat.”

Murrizi tha më tej se Hajdari nuk “është shkarkuar nga Presidenti i Republikës ndërsa theksoi se “ka edhe katër komisione të tjera.

“Në mbledhjen që u bë të martën ka pasur debate, por nuk është se e kemi shkarkuar nga presidenti i Republikës dhe u bë qameti. Ka edhe katër komisione të tjera. Është kryetare e Komisionit të Integrimit, është bashkë-kryetare për Këshillin e Reformës Zgjedhore.”

Murrizi deklaroi gjithashtu se në Këshillin Politik dhe atë të Reformës Zgjedhore do jëtë Hajdari dhe jo ai vetë.

Po ashtu, i pyetur nëse ka pasur një debat mes tij dhe Rudina Hajdarit, Murrizi u përgjigj shkurt duke thënë se “debatet e shtëpisë nuk nxirren në pazare.” 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH