Aktualitet

Shkarkimi i Edvin Shvarc, Meta: Shpresoj që të jetë muhabet vere

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Edvin Shvarc, Meta: Shpresoj që të jetë muhabet vere

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shkarkimin nga detyra e Edvin Shvarc, si drejtor i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë.

“Shpresoj që të jetë muhabet vere dhe ky, se nuk besoj që është e vërtetë. A ka qenë institucion i palëvizshëm në këtë institucion të shtetit tonë. Ndoshta është lajm i portaleve të Fugës, për të hequr vëmendjen nga çështjet e mëdha”, tha Meta.

Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH