Ambasada Amerikanë në Tiranë publikoi vendimin e fundit të qeverisë Amerikane, për personat e padëshiruar prej saj, të shpallur “non-grata”, disa prej të cilëve janë nga rajoni ynë. Bëhet fjalë për rreth 80 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën.
“Departamenti i Thesarit përcaktoi dhjetëra individë dhe subjekte për përfshirjen e tyre në korrupsion, përfshirë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore”, tha ambasada Amerikane në Tiranë, në një deklaratë rreth këtij vendimi.
“Më tej, Departamenti i Shtetit vendosi publikisht kufizime vizash për mbi 80 zyrtarë të huaj të mëparshëm apo të tanishëm dhe anëtarët e ngushtë të familjes, çka si rregull i skualifikon për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit domethënës, si dhe të tjerë sipas Aktit të Angazhimit të Përmirësuar të Trekëndëshit të Veriut-Shtetet e Bashkuara”.
“Për të zgjeruar ndikimin e këtyre mjeteve, ne u bashkërenduam me partnerë të huaj përmes nismave të tilla si ajo për Demokracitë kundër Strehave të Sigurta (DASH) dhe këshilluam qeveritë e huaja për miratimin e mekanizmave të ngjashëm" – tha Shtëpia e Bardhë në deklaratën e bërë publika nga Ambasada Amerikane në Tiranë.